Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi se pas zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet, pala greke bëri kërkesë që ai të kishte një komunikim me video nga burgu me kryeministrin grek.
Duke folur në Top Story, Karamuço u shpreh se Beleri ka pasur një bisedë disa minuta me Mitsotakis, dhe më pas është kthyer i gëzuar në dhomë, e sipas tij, ka shpërndarë edhe llokume e karamele për të burgosur e tjerë.
“Ka qenë një shkresë nga kabineti i kryeministrit grek që i është dërguar SPAK, ku kërkohej mundësimi një komunikim me videocall. Është lejuar. Ka zgjatur disa minuta biseda, më pas është kthyer në qeli, shumë i gëzuar sigurisht. Lere çfarë thonë shampanjë, se në burgje nuk ka alkool, me rregull… por llokume dhe karamele janë shpërndarë. Se çfarë do të bëhet më pas pritet vendimi. Ai do mbarojë me kusuret me drejtësinë shqiptare, dhe më pas do të largohet nga Shqipëria”, u shpreh ai.
Top Channel