Hajdutët gërmojnë nga tunelet e nëndheshme drejt argjendarisë në Romë dhe largohen me 500,000 euro bizhuteri (fotot)

11/06/2024 17:24

Një grup grabitësish kanë shpuar nga kanalet e lashta drejt bodrumit të një argjendarie në qendër të kryeqytetit italian, dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë të paktën €500,000.

Banda mori ora dhe metale të çmuara nga dyqani ‘Bulgari’ para se të zhdukeshin sërish në kanalizimet e qytetit teksa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Goditja ishte bërë mesnatën e të shtunës, kur ata hynë nga një vrimë që ksihin hapur nga poshtë në bodrumin e argjendarisë në rrugën Via Condotti, e cila është e mbushur me dyqane të mallrave të luksit.

Mediat vendase thonë se tre grabitësit e maskuar ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe alarmi i dyqanit ishte aktivizuar në kohë .

Policia kishe ardhur për shtatë minuta por iu deshën dhe pesë minuta të tjerë për të thyer derën e dyqanit që ishte përforcuar si barrikadë nga brenda prej grabitësve.

Vjedhësit kishin mbledhur objektet e grabitura dhe ishin zhdukur sërish në vrimën nga kishin hyrë brenda 11 minutave, sipas mediave italiane.

“Teksa ne po hapnim derën i dëgjonim ata që thonin, ‘Ikim tani , ikim’,” tha një hetues për të përditshmen vendase La Repubblica.

Kanalizimet e Romës datojnë prej kohërave romake me një rrjet të gjerë e kompleks tunelesh, të ngjashëm me një sistem të nëndheshëm metroje.

“Qendra e Romës është e mbushur me tunele kanalizimesh që datojnë prej epokës romake dhe përdoren ende”, tha Marco Placidi, i grupit ‘Sotterranei di Roma’, që eksploron arkeologjinë e vjetër të tuneleve.

“Ato janë të lartë sa të ecësh në këmbë dhe nuk kanë shumë ujë. Nuk janë totalisht të përshkruara në harta prandaj është e vështirë të zbulosh se nga kanë kaluar grabitësit”, shtoi Placidi, sipas The Independent.

Një tentativë e ngjashme është bërë në gusht 2022, kur një bandë grabitësish tentuan të hynin në një bankë në Vatikan, por dështuan pas bllokimit të një prej grabitësve dhe arrestimit nga policia.

FOTO GALERI
1/3
Policia kishe ardhur për shtatë minuta por iu deshën dhe pesë minuta të tjerë për të thyer derën e dyqanit që ishte përforcuar si barrikadë nga brenda prej grabitësve.

Top Channel