Rama në Prishtinë, shmang Kurtin/ Shkon në takimin e thirrur nga IDK në opozitë, zyra e Kurtit: E ftuam më 12 qershor

10/06/2024 19:43

Në Prishtinë është kremtuar e 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Në këtë vizitë të radhës në Prishtinë kryeministri Edi Rama u prit vetëm nga presidentja Vjosa Osmani. Edhe kjo ditë e shënuar për Kosovën nuk prodhoi në kryeqytetin e Kosovës, një takim me kryeministrit Rama dhe homologut Albin Kurti. Zëdhënësi qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu deklaroi se kryeministri Edi Rama është ftuar në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor.

Nga Konferenca Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi, kryeministri Edi Rama lartësoi figurën e ish presidentit të Kosovës.

“Ai ishte dhe mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë. I pa përsëritshëm i paevitueshëm i pa shpjegueshëm deri në fund. Njësoj si De-Goli edhe Ibrahim Rugovën disa e tallën. Shumëkush e injoroi. Pothuajse të gjithë e nënvleftësuan. Kush në zë kush nën zë. Të tjerë e ndoqën me një lloj keqardhje që është keqardhja e dikujt në dëshpërimi jep një shans asaj që duket krejt e pamundur”, tha Rama.

Edi Rama nga Prishtina e përdori filozofinë paqësore të Rugovës duke i dërguar mesazhe kryeministrit Albin Kurti, tashmë i vendosur në një kurs përplasje me SHBA dhe Bashkimin Europian. Madje shkoi më tutje duke propozuar një formulë të re përfaqësimi në dialogun me Serbinë të udhëhequr nga BE.

“Sot, ne jemi në një proces ku thellohet gjithnjë e më shumë dhe në një formë gjithmonë e më shqetësuese, qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo, patjetër që mund të ketë sukses elektoral, po kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar dhe në këndvështrimin tim, – meqë jemi sot për Ibrahim Rugovën, – nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë “macja me miun” në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej Bashkimit Europian duke thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se nuk kemi më çfarë flasim, ne jemi këtu për të folur me Bashkimin Europian, për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe të standardeve të Bashkimit Europian dhe për t’u afruar me ju“, vijoi më tej ai.

Kryeministri pati edhe këtë koment për dialogun Prishtinë Beograd që zhvillohet në Bruksel.

“Pastaj, se çfarë bën Serbia është puna e Serbisë, shkoni e merruni me Serbinë”, po ky konfrontimi “macja me miun” në tavolinë, këto mbledhjet për t’u mbyllur brenda me orë, vetëm për të dale pas mbledhjes për të thënë se sa fort i qëndrova unë tjetrit, në mënyrë të dyanshme kuptohet, këto nuk të çojnë asgjëkund dhe unë nuk e kuptoj dhe nuk kam për ta kuptuar asnjëherë se çfarë lidhje ka e ardhmja e Kosovës dhe çfarë lidhje ka çdo detyrim që ka Kosova, jo në raport me Serbinë, por në raport me vetveten, në raport me standardet e një vendi që kërkon të hyjë në NATO, kërkon të hyjë në Bashkimin Europian me se  çfarë bën e çfarë s’bën, e çfarë i pëlqen e çfarë s’i pëlqen Serbisë”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë kryebashkiaku Prishtinës Përparim Rama i dhuroi kryeministrit Edi Rama Çelësin e Qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA