Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen me 36 kg marijuanë tre shqiptarët në Greqi
Katër familjarë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në fshatin Tejdrinë të Kukësit. Janë zbuluar 143 bimë kanabis të cilat u asgjësuan.
Ndërkohë është sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve.
Nga hetimet e kryera autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi janë shtetasit L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.
Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, shtetasin T. M., dhe për shtetasin M. M. (vëllai i shtetasve N. M. dhe L. M.) për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe për inspektorin e pyjeve, shtetasin A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel