Kylian Mbappe këtë verë dhe Florian Wirtz verën e ardhshme. Shtypi sportiv spanjoll dhe gjerman raportojnë se Reali i Madridit ka arritur na parim marrëveshjen me Bayer Leverkusenin për të transferuar 21-vjeçarin në kryeqytet në 2025.
Rreth 150 mln euro pritet të paguajnë “Los Blancos” në arkat e “Aspirinave”. Që edicionin e fundit siguruan fitimin e titullit kampion të parë në histori – pa pësuar asnjë humbje – gjithashtu edhe të Kupës së Gjermanisë.
Futbollisti i talentuar pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, por problemet financiare kushtëzojnë katalanasit. Ndërkohë, milionat nuk janë problem për Realin dhe presidenti Florentino Perez nuk ka humbur kohë për të përforcuar skuadrën për verën e ardhshme.
Wirtz e mbylli sezonin e fundit me skuadrën e Xabi Alonsos me 18 gola dhe 20 asistime për shokët e skuadrës. Ai është gjithashtu është pjesë e listës së kombëtares gjermane në Euro 2024. Dhe një ndër më të rëndësishmit tek ekipi i Nagelsmann, pavarësisht moshës së re.
Mesfushori i avancuar do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Leverkusenin. Për të nisur më pas një aventurë të paharrueshme te rekordmenët e futbollit spanjoll dhe atij europian./ Super Sport
Top Channel