Macron shpalli zgjedhje të parakohshme në Francë, reagon Le Pen: Jemi gati të marrim pushtetin

09/06/2024 21:33

Marine Le Pen sapo ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme pasi sondazhet nxorën partinë e saj të parë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. 

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë,” i tha ajo një turme mbështetësish në një tubim.

“Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare,” shtoi ajo.

“Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” tha ajo.

Top Channel