VIDEO/ Euro 2024: Shqipëria para Kombëtare që shkel tokën gjermane

08/06/2024 20:08

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane.

Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grazi i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në vendin ku do të organizohet Euro 2024 (14 qershor-14 korrik).

Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit, por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në qytet, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në Kampionatin Europian. Menjëherë më pas u bë nisja e delegacionit kuqezi drejt SportCentrum Kaiserau në Dortmund, qendra bazë e Shqipërisë gjatë aventurës gjermane. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA