Lazio zgjedh trajnerin e ri.
Pas largimit të befasishëm të kroatit Igor Tudor, klubi kryeqytetas ka vendosur t’i besojë stolin Marco Barones, ish-trajner i Veronës, i cili bëri mjaft mirë te kjo e fundit, duke e mbajtur në elitën e futbollit italian pavarësisht problemeve të shumta.
Barone pati dhënë dorëheqjen fill pas fundit të sezonit dhe ishte i lirë, teksa media italiane bën me dije se mes tij dhe Lazios është arritur marrëveshja dhe pritet të vijë edhe zyrtarizimi në kanalet e klubit bardhekaltër.
Marrëveshja mes palëve është arritur për një kontratë dy vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit të tretë, teksa presidenti Claudio Lotito do të duhet të përballet edhe me tifozerinë, e cila ka mbajtur një qëndrim kundër Barones në rrjetet sociale.
Në disa raste, si ai i Milanit me Lopeteguin, qëndrimi i tifozerisë ka bërë që drejtuesit të reflektojnë, megjithatë Lotito duket i bindur të vazhdojë përpara me Baronen, një trajner i ri, me dëshirë për të bërë mirë dhe mbi të gjitha pa shumë pretendime në merkato./ supersport
Top Channel