Fillon zyrtarisht aventura gjermane për kombëtaren kuqezi të shqiptarëve.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho është pjesë e grupit B në Euro 2024.

Rrugëtim që fillon të shtunën e 15 qershorit përballë Italisë në një ndeshje historike dhe plot emocione në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Katër ditë më vonë kundër Kroacisë në Hamburg. E më pas ndaj Spanjës (24) në Dusseldorf.

Delegacioni zyrtar kuqezi u nis në orën 16:00 nga Austria, aty ku skuadra dhe lojtarët janë përgatitur prej 31 majit. Tashmë zhvendosja në SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipet sportive. Afër Dortmundit.

Air Albania u ul në orën 18:00 në tokën gjermane, aty ku heronjve kuqezi iu rezervua një pritje e veçantë dhe entuziazmuese nga disa fëmijë kuqezi. E më pas nisja drejt SportCentrum Kaiserau.

Një qendër stërvitore e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave. Aty janë grumbulluar në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë.

Apo edhe klube si Bajern Munich, Real Madrid, Liverpool, Porto, Borussia Dortmund, Schalke 04, Valencia, Athletic Bilbao, Udinese e shumë të tjerë.

Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e Euro 2024.

24 orë përpara çdo ndeshjeje ekipi kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet. Pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA