Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar tek kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë, në çdo kohë, pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve.
Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, e cila vjen pas një mbështetjeje të suksesshme 6 vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, falenderoi Vodafone Albania, për mbështetjen, duke e vlerësuar si partner historik.
“Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot. Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të ‘Europianit 2024’. Jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim”, u shpreh Duka.
“Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat , djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania”, tha CEO i Vodafone.
Vodafone Albania, Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare, për shqiptarët, me shqiptarët. Kur më të mirët bëhen bashkë, udhëheqin drejt fitores!
Top Channel