Conte kërkon dy futbollistë, Napoli sakrifikon Osimhen

08/06/2024 18:31

Napoli i Antonio Contes ka nisur të marrë formë gradualisht, teksa i përzgjedhuri nga presidenti De Laurentiis për t’u sakrifikuar dhe për të sjellë paratë për merkaton, duket se është sulmuesi nigerian Victor Osimhen.

Ky i fundit ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 130 milionë eurosh, shifër kjo mjaft e lartë që ka stepur jo pak adhuruesit e tij të shumtë, megjithatë gjasat janë që napolitanët të ulin disi pretendimet.

Media italiane bën me dije se presidenti De Laurentiis ka planifikuar një takim me kreun e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, me të cilin do të diskutojë për transferimin e Osimhen te kampionët e Francës, por në të njëjtën kohë do të mbajë një qëndrim kundër shitjes së gjeorgjianit Kvaratskhelia.

Ky i fundit pëlqehet shumë edhe nga Conte, ndaj te Napoli po i përgatitin kontratën e re, te vlefshme deri në 2028-ën dhe me një pagë prej më shumë se 4 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë, me shitjen e Osimhen, Napoli pritet të sigurojë paratë e nevojshme për të sjellë dy nga emrat që Conte i ka kërkuar me ngulm, Romelu Lukakun për sulmin dhe Alessandro Buongiornon për mbrojtjen.

Një tjetër çështje për t’u zgjidhur te napolitanët është ajo që lidhet me kapitenin Di Lorenzo, që ka kërkuar zyrtarisht largimin nëpërmjet agjentit të tij. Megjithatë Conte e preferon në skuadër, ndaj pritet të negociojë personalisht për të bindur kapitenin e Napolit që të vazhdojë qëndrimin në “Diego Armando Maradona”./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA