6 emra në merkato, Kompany nis “spastrimet” te Bayerni

08/06/2024 21:55

Drejtuesit e Bayern Munich i besuan pankinën belgut Vincent Kompany, një zgjedhje që befasoi jo pak popullin bavarez.

Skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, me klubin që do të jetë aktiv në merkaton në hyrje dhe në dalje.

Shtypi gjerman thekson se tekniku i ri ua ka bërë të qartë drejtuesve se mund të shesin 6 futbollistë.

Në listën e të padëshiruarve janë emra si Matthijs de Ligt, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Noussair Mazraoui.

Klube të ndryshme angleze por jo vetëm, janë gati të shfrytëzojnë mundësinë për t’u përforcuar.

Ndërkohë, te Bayerni presin ofertat e duhura për të lejuar largimet e ndonjërit prej 6 lojtarëve që trajneri nuk i ka në planet e së ardhmes./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA