ZYRTARE/ Chelsea kryen goditjen e parë në merkato, transferon me parametra zero mbrojtësin anglez

07/06/2024 16:13

Chelsea duket se është futur menjëherë në merkato, me “Blutë” e Londrës që kanë prezantuar mbrojtësin anglez, Tosin Adarabioyo.

26-vjeçarit i përfundoi kontrata me skuadrën e Fulham dhe firmosi si lojtar i lirë për klubin tjetër nga Londra.

“Kam lindur tre milje larg ‘Stamford Bridge’ dhe këtu kam bërë debutimin tim profesional. Jem tepër i emocionuar dhe dua të ndihmoj klubin që të arrijë objektivat që kërkon. Jam te Chelsea për të fituar, unë dua të fitoj. Përpara se të konfirmonim lëvizjen, fola në telefon me Sterling dhe Palmer dhe ata nuk kishin gjë tjetër për të thënë veçse gjëra pozitive për klubin dhe projektin e tij”- u shpreh Adarabioyo në prezantimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA