VIDEO/ Shqipëria bind dhe në testin e fundit përpara Europianit, mund Azerbajxhanin 3-1 dhe shkon e karikuar në Gjermani

07/06/2024 20:52

Shqipëria ka arritur një fitore tjetër bindëse në testin e dytë miqësor në Hungari duke mundur 3-1 Azerbajxhanin.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Sylvinhos, me Nedim Bajramin që kaloi në avantazh kuqezinjtë që në minutën e 12’ me anë të një supergoli.

Të dyja skuadrat ishin kërkuese gjatë gjithë takimit, teksa spektakli i vërtetë ndodhi vetëm në 10 minutat e fundit të takimit.

Ishte Rey Manaj i cili dyfishoi shifrat në minutën e 81’ dhe 6 minuta më pas Qazim Laçi shënoi dhe golin e tretë. Pas një pakujdesie në mbrojtje, azerët gjetën golin e nderit me anë të Gurbanli në minutën e 90’.

Kështu Shqipëria shkon e karikuar në Europianin e Gjermanisë pas dy fitoreve në miqësore, teksa pas 8 ditësh do të ketë testin e parë të vërtetë përballë Italisë në Dortmund.

REZULTATI:

Shqipëri 3-1 Azerbajxhan

Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 87′ / Gurbanli 90′

KOMENTI:

90+2′ Mbyllet sfida me fitoren 3-1 të Shqipërisë!

90′ Shqipëri 3-1 Azerbajxhan/ Një aksion në zonën e Strakoshës gjen të vetëm Gurbanlin i cili shënon golin e nderit për azerët. (VIDEO)

87′ Shqipëri 3-0 Azerbajxhan/ Bajrami pason për Laçin me këtë të fundit që lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën duke shënuar dhe golin e tretë. (VIDEO)

81′ Shqipëri 2-0 Azerbajxhan/ Manaj merr një top në zonë nga Naser Aliji dhe dyfishon shifrat për kuqezinjtë. (VIDEO)

78′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Arlind Ajeti dhe në vendin e tij futet Ardian Ismajli.

73′ Mustafaiev shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Arbër Hoxhës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

67′ Manaj hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por Mahammadal i mohon golin sulmuesit shqiptar. (VIDEO)

61′ Tjetër zëvendësim në radhët e Shqipërisë. Largohet Seferi dhe në vendin e tij futet Laçi.

54′ Sheydaev provon me një gjuajtje nga brenda zonës, me tentativën e azerit që shkon mbi kuadrat.

46′ Katër zëvendësime nga ana e Sylvinhos në radhët e Kombëtares. Largohen Asani, Broja, Mitaj dhe Djimsiti, në vendet e tyre futen Hoxha, Manaj, Aliji dhe Mihaj.

46′ Nis pjesa e dytë e miqësores!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Shqipërisë 1-0!

39′ Bajrami i afrohet golit të dytë me një predhë nga goditja e dënimit, me portierin Mahammadal që arrin të devijojë topin.

34′ Kristjan Asllani lëshon një predhë nga distanca, e cila shkon ngjitur me portën.

24′ Isaev godet nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

12′ Shqipëri 1-0 Azerbajxhan/ Nedim Bajrami lëshon një gjuajtje me të djathtën nga distanca, e cila shkon në cepin e portës, me portierin që nuk arrin dot ta ndalë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Haladas!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel