“Shpresë, dëshirë dhe shpirt!”/ Strakosha gati për Europianin: Kjo Shqipëri nuk dorëzohet kurrë

07/06/2024 21:22

Në deklaratën për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2, Thomas Strakosha, i cili e nisi si titullar miqësoren e fituar 3-1 ndaj Azerbajxhanit, u shpreh:

Jam mirë me shëndet, ndihem mirë. Të gjithë ndihemi mirë. U mbyll faza përgatitore, u duk pak lodhja, por fituam. Tani të përgatitemi për Italinë.

Euro 2024? I dimë mirë kualitetet e kundërshtarëve. Kam shumë besim tek ekipi. Të mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë bashkë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Por kemi shpresë, dëshirë dhe shpirtin shqiptar. Nuk dorëzohemi kurrë.

E kam thënë gjithmonë, rëndësi ka Kombëtarja. Kushdo që do të luajë do të jetë gati. E vendos trajneri kush luan. Jam shumë i lumtur që do të luaj për herë të parë në një Europian. Dallohet nga buzëqeshja ime. Rëndësi ka të jemi gati, pastaj vendos trajneri“, theksoi portieri./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA