Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” Grida Duma ka bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi dje brenda Kuvendit, por edhe jashtë saj, ku protestueset e revoltuar dogjën goma dhe shkaktuan kaos.
Grida Duma: Padyshim që përplasjet në parlament nuk surprizojnë askënd që ndjek politikën shqiptare, por ajo që surprizon në ecurinë e politikës është që kur ne bëjmë analiza për sa më shumë transparencë se çfarë ndodh në të nënndeshmen dhe në prapaskenat politike sa i përket palëve, atëherë kur mendohej që dy komisione do ngriheshin dhe diskutimi ishte që madje mund të ekzistonte një pakt PD-PS sa i përket rezolutave, paraqitjeve, shtrirjes së dorës për të influencuar në reformën në drejtësi, pamjet e fundit surpizojnë për nga zhvillimi ku palët përplasen. Kjo është politika dhe ndoshta është pjesë e surprizës, pjesa e vetme vërtet e bukur e saj. Thënë këtë në “Top Story” do të diskutojmë mes palëve, përfaqësueseve politikë dhe analistëve të Top Story-t sa i përket atyre ngjarjeve që çuan në këtë përplasje e cila nuk ishte e paktën por që nga ana tjetër nuk përbën një risi arsyeja pse por bën risi fakti që ndodhi dhe nisi kjo përplasje.
Top Channel