Klubi i Tiranës zhvilloi një konferencë për shtyp ku prezantoi trajnerin Bledi Shkëmbi dhe drejtorin sportiv, Agim Ibraimin.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe anëtari i bordit drejtues Grent Halili, i cili theksoi se bardheblutë do të nisin një cikël të ri. Ndër të tjera, Halili u shpreh se Tirana është një fanellë e rëndë dhe se në skuadër nuk do të vijnë më mercenarë.
“Cikli dhe projekti që klubi ndërtoi nga sezoni 2020-2021 dhe 2023-2024. Klubi riktheu titullin kampion në kryeqytet në sezonin 2019-2020, ishte një vit i suksesshëm edhe në Europë.
Më pas nisi projekti i 2020-2021, ai sezon nuk filloi siç e prisnim dhe përfundoi ashtu siç duhej. Por, më pas klubi fitoi dy tituj kampionë dhe një Superkupë. Një nga pikat që kishim në atë projekt, ishte edhe ai që të bënim sa më shumë transferime lojtarësh jashtë shtetit, janë shitur 10 lojtarë. Nuk është një numër i vogël, nga këto dhjetë lojtarë, tre kanë dalë nga akademia e Tiranës.
Tirana i mbështet të rinjtë, akademia që furnizon jo vetëm Superioren, por gjithë kampionatet e tjera. Ka rritur lojtarë që janë pjesë e Superiores, ka ardhur koha që të kthejmë kamerat nga akademia e Tiranës. Sezoni 2023-2024, ishte i vështirë, në projektet e mëdha ka sukese, por edhe dështime. Megjithatë, arritëm në Kupat e Europës dhe të pretendojmë një sezon tjetër më të suksesshëm.
Në katërvjeçarin e fundit ia kemi dalë me sukses. Mbi këtë fanellë dhe klub nuk është askush, këtë klub duhet ta përfaqësojnë lojtarë me karakter dhe jo mercenarë. Me këtë stemë duhet të matemi mirë të gjithë, është një logo shumë e rëndë.
Klubi dështoi sepse në investimin që u bë prisnim më shumë, por nuk patëm edhe fatin. Faji është i përbashkët. kur fola për mercenarë nuk e kisha për lojtarët dhe stafin që ishte këtë sezon.
Problematikat në lidhje me ish-lojtarët, por edhe me borxhet? Tirana ka pasur shumë borxhe të trashëguara, presidenti i mori përsipër. Janë likuiduar dhe klubi është i larë nga detyrimet administrative, nga ana sportive kanë mbetur dy çështje që do të përfundojnë dhe klubi del i pastër nga ana ligjore. Nuk e shoh shqetësuese”.
Top Channel