Një tjetër rival i Shqipërisë publikon listën zyrtare, trajneri i Spanjës lë jashtë Europianit talentin që shkëlqeu me Barcelonën

07/06/2024 16:35

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente publikoi listën zyrtare me 26 futbollistë që do të përfaqësojnë “La Rojan” në Euro 2024, aty ku iberikasit do të përballen në Grupin B me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

Nga lista paraprake, De La Fuente ka larguar tre futbollistë, të cilët nuk do të udhëtojnë për në Gjermani. Mbrojtësi që shkëlqeu me Barcelonën këtë sezon, Pau Cubarsi, Aleix Garcia i Gironës si dhe Marcos Llorente i Atletico Madrid janë larguar nga ekipi përfundimtar i Spanjës.

Sakaq, në listë janë përfshirë emra si Cucurrella i Chelseat, Laporte i Al Nassr, Le Normand i Real Sociedad, Vivian i Athletic Bilbaos, Baena i Villareal, Joselu i Realit apo edhe Ayoze i Real Betis.

Lista përfundimtare e Spanjës për Euro 2024:

Portierë: Unai Simón, David Raya, Alex Remiro.

Mbrojtës: Carvajal, Jesús Navas, Grimaldo, Cucurella, Le Normand, Laporte, Nacho, Vivian.

Mesfushorë:Rodri, Zubimendi, Merino, Fabián Ruiz, Fermín López, Pedri, Dani Olmo, Baena.

Sulmues: Nico Williams, Lamine Yamal, Oyarzabal, Ferran Torres, Ayoze, Morata, Joselu./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA