Ferdinand Muskaj nga Fierit, ka nisur të merret me bletari 32 vite më parë, kur bleu 4 kosheret e para.
Çdo vit ka shtuar numrin e tyre dhe sot zotëron 500 koshere të matrikulluara në Drejtorinë e Bujqësisë. Por vështirësitë në
“Jemi në vitin e dytë që prodhimi i mjaltit ka rënë. Vitin e kaluar, morëm afërsisht 5 ton mjaltë, ndërsa këtë vit, prodhimi ka rënë në të gjithë Ballkanin përfshirë Italinë dhe Greqinë, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit dhe lagështisë”-shprehet Ferdinand Muskaj, bletërritës.
Megjithëse në Shqipëri prodhohet mjaltë cilësor, që quhet “mjalti i egër” falë bimëve dhe luleve si rigoni, mareja, trumza dhe gështenja, ende nuk ka gjetur rrugën për eksport. Kjo ndodh për shkak të mungesës së certifikimit dhe njohjes në tregun e Bashkimit Europian.
Bletërritësi kërkon nga Ministria e Bujqësisë ngritjen e një laboratori për certifikimin e mjaltit, që të njihet dhe pranohet në tregun e Bashkimit Europian.
Bletërritësi 58-vjeçar kalon nëpër shumë vështirësi sidomos në vite si ky kur prodhimi rajonal ka qenë më i pakët, por kërkesat që bletarët si ai kanë, nëse plotësohen do të lehtësonin punën e tyre në terma afatgjatë.
Top Channel