Mes tensionesh dhe debatesh, Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë së Himarës

07/06/2024 17:20

Këshilli i Bashkisë së Himarës ka zgjedhur me 12 vota pro dhe 9 kundër drejtuesin e komanduar të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano.

Pas këtij vendimi, kandidati tjetër Pervin Gjikuria ka dhënë dorëheqjen.

Këshilli i Bashkisë së Himarës zhvilloi mbledhjen, pas dorëheqjes së Blerina Balës, nga posti i kryetares së komanduar.

I gjithë procesi është shoqëruar me tensione dhe debate mes anëtarëve, ku ka pasur vazhdimisht kundërshtime.

Procesi, i cili filloi me vonesë, nisi me leximin e letrës që Bala ka dorëzuar. Më pas u bë votimi për zgjedhjen e personit që do të zëvëndësonte Blerina Balën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA