Interi do të përfaqësohet me 13 lojtarë në Europianin e Gjermanisë që do të mbahet këtë verë, ku njëri prej tyre është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi zikaltër ka treguar të gjithë lojtarët që do të jenë pjesë e “Euro 2024” dhe shtetet që ata do të përfaqësojnë.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit”, shkruan Interi mbi foton e Asllanit, teksa të njëjtën gjë ka bërë për çdo lojtar tjetër, duke shkruar në gjuhën përkatëse shtetin e tyre.
“Zikaltrit janë gati për Euro 2024”, ishte përshkrimi në postimin e Interit, duke i uruar fat të gjithë lojtarëve zikaltër që do të luajnë në këtë kompeticion.
View this post on Instagram
Top Channel