Gjermania mund me vuajtje Greqinë para startit të Europianit, Anglia “shtanget” nga Islanda

07/06/2024 22:53

Gjermania ka luajtur miqësoren e fundit përpara startit të Europianit duke mundur me vuajtje Greqinë, me rezultatin 2-1.

Sfida nisi më mirë për skuadrën helene, e cila kaloi në avantazh me anë të Masouras në minutën e 31’.  Skuadrës së Nagelsmann iu desh pjesa e dytë për të hyrë në lojë, me Kai Havertz që barazoi shifrat në minutën e 56’, ndërsa goli i fitores erdhi nga Gross në minutën e 89’ të takimit.

Kështu Gjermania shkon me fitore në Europian, ku në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni do të presë Skocinë, e cila barazoi 2-2 me Finlandën.

Surpriza më e madhe erdhi nga Wembley, me Anglinë që u mposht 0-1 nga Islanda. Ishte një gol i Thorsteinsson në minutën e 12’ që vendosi takimin, me “Tre Luanët” që nuk arritën dot të reagonin siç duhet.

Një fitore të rëndësishme e arriti dhe Polonia e cila mundi me rezultatin 3-1 Ukrainën, ndërsa Rumania zhgënjeu në një barazim pa gola përballë Lihtenshteinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA