Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

Aredjo Buzi nga Fieri, është ndaluar nga efektivët në rrugën “28 Tetori” në Janinë, raporton gazetari Artur Bibe. Ai rezulton person i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria, prej 07 prillit 2017. Buzi akuzohet për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Për 30-vjeçarin, autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.

Top Channel