“Oreksi” i Charles Leclerc duket se është shtuar ndjeshëm pas triumfit në Monaco.
Piloti i Ferrarit, pretendon një tjetër sukses këtë herë në Çmimin e Madh të Kanadasë për t’i ushtruar kështu më tepër “presion” Max Verstappen. Leclerc theksoi se ëndërron titullin kampion ndërsa piloti nga Principata shtoi se kërkon të përmirësohet garë pas gare.
“Këto të fundit kanë qenë ditë të bukura, për mua fitorja në Monaco do të thotë shumë. Por, tani këtë moment të bukur duhet ta hedhim pas krahëve dhe të mendojmë për garën e radhës. Për të fituar kampionatin na duhen të tjera fundjava si ajo e Monacos, pasi në fund ajo mbetet vetëm një garë e kalendarit.
Unë dua të shpallem Kampion i Botës, ndaj më duhet të përqëndrohem edhe në garat e ardhshme. Në Kanada dua të përsëris suksesin që arrita në Monaco. Pavarësisht se diferencat me kryesuesin në këtë moment janë shkurtuar (31 pikë larg Verstappen), unë sërish nuk mendoj në këtë moment për kampionatin.
Redbulli është gjithmonë favoriti, mirëpo në pistët që jemi të favorizuar duhet të marrim gjithnjë maksimumin dhe shpresojmë t’u qëndrojmë afër. Tani dua të fitoj çdo garë dhe të përmirësohem”, u shpreh Leclerc./ Super Sport
Top Channel