Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X pas tensioneve të krijuara në Kuvend nga opozita.
Postimi i Ramës:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.
Ndërsa këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë zhvillohej seanca plenare, jashtë saj mbështetës të opozitës protestonin duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë të vendosur para godinës.
Deputetët e opozitës kanë mbajtur fjalime me tone të ashpra ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3, u rrëzua.
Flamur Noka së bashku me të tjerë kolegë të tij të opozitës, bllokuan foltoren, duke u dashur më pas ndërhyrja e gardës. Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca Nokën.
Top Channel