Miratohet buxheti i Durrësit/ Kalon vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, opozitarët kritikuan shpenzimet Ministri i Brendshëm Taulant Balla foli për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, teksa u ndal edhe tek riatdhesimi u shqiptarëve nga Siria.
Ai tha se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për ta dresuar këtë fenomen.
Taulant Balla: Sikurse e dëgjuat dhe nga partnerët ndërkombëtar, Shqipëria sot është jo vetëm vendi kampion në Ballkan për sa i përket mënyrës se si e ka adresuar gjatë 6 viteve të fundit sfidën globale. Ajo që na është kërkuar është që Shqipëria eksperiencën e fituar ta ndajë edhe me vendet e tjera.
Natyrshëm qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për ta dresuar edhe këtë fenomen dhe një dimension i rëndësishëm në këtë aspekt është riintegrimi në shoqërinë shqiptare, të tyre familjeve që kanë qenë subjekt ose janë përfshirë në këtë fenomen.
Kristi Gongo: A kemi një plan të afërt për kthimin e tyre
Taulant Balla: Unë e thash që ne mbetemi të angazhuar krah vendeve partnere për ta adresuar këtë problematikë
Top Channel