Protestë e dhunshme në ambientet e jashtme të Kuvendit! Çfarë po ndodh mes mbështetësve demokratë dhe policisë
06/06/2024 11:14
Mbështetësit e opozitës organizuan një protestë e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe hedhje molotovësh ndaj policisë.
Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre.
Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet kuvendit, ty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione.
Deputeti demokrat Klevis Balliu iu bashkua protestës dhe është përplasur me policinë, së bashku me mbështetësit e tjerë.
Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu.
Nuk kanë munguar as hedhja e shisheve të ujit dhe flakadanëve në drejtim të policisë.
Top Channel