Protestë e dhunshme në ambientet e jashtme të Kuvendit! Çfarë po ndodh mes mbështetësve demokratë dhe policisë

06/06/2024 11:14

Mbështetësit e opozitës organizuan një protestë e cila agravoi deri në përplasje fizike dhe hedhje molotovësh ndaj policisë.

Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre.

Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet  kuvendit, ty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione.

Deputeti demokrat Klevis Balliu iu bashkua protestës dhe është përplasur me policinë, së bashku me mbështetësit e tjerë.

Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu.

Nuk kanë munguar as hedhja e shisheve të ujit dhe flakadanëve në drejtim të policisë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel