Protesta e mbështetësve të opozitës, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një polici (Foto)
06/06/2024 11:57
Protestat e dhunshme përpara Parlamentit kanë shkaktuar probleme tek një polic, i cili ndodhej në kordonin e krijuar prej tyre.
Siç shihet në foto, ai po merr ndihmën e parë, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dy persona ndodhen pranë policit, i cili ndodhet i ulur dhe i veshur me uniformën speciale.

Protestuesit vijojnë të shtyjnë policinë, që iu përgjigj me gaz lotsjellës. Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet Kuvendit, ty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione.
Top Channel