Noka nuk dorëzohet as pas përjashtimit, i shkon Manjës te vendi, ministri: Ktheje gishtin nga bluza! Në 2025 do ju mundim më thellë

06/06/2024 12:18

Edhe pse u përjashtua nga seanca plenare, Flamur Noka nuk është larguar nga Kuvendi dhe ka vijuar të flasë nga vendi apo të bllokojë foltoren.

Ndërsa fjalën e kishte marrë ministri Ulsi Manja, ai i ka shkuar atij afër vendit duke replikuar dhe duke hedhur akuza, që nuk dëgjohen qartë pasi Noka është pa mikrofon.

“Jemi partia që jemi aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë. Keni ngel një grusht këtu e 300 veta atje… Flamur të lutem ktheje gishtin te bluza se aty do ta marrësh përgjigjen. Në 2025 do ju mundim më thellë se në 2021”, i drejtohet Manja deputetit të PD.

Pas këtij momenti, ai del nga seanca dhe i bashkohet protestuesve.

Top Channel