Nis seanca plenare, jashtë Kuvendit mblidhen protestuesit, sjellin goma me vete! Policia në terren
06/06/2024 10:17
Sapo ka nisur seanca plenare, ku pritet të votohen dhe ngritja e dy komisioneve, ai për dezinformimin dhe kundër korrupsionit.
Kuvendi parashikon të diskutojë 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.
Ndërkohë, njëkohësisht me seancën plenare, ka nisur protesta e opozitës jashtë Kuvendit.
Protestuesit kanë sjellë goma përpara Kuvendit, ndërsa forca të shumta të policisë dhe FNSH janë në gatishmëri.
Top Channel