Miratohet pr/ligji për pagat e prapambetura të punonjësve të Kombinatit të Poliçanit, me 87 vota pro. Rrëzohet amendamenti i Xhaferrajt

06/06/2024 18:12

Kuvendi ka miratuar me 89 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan.

Ndërsa është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj, që përveç pagave të prapambetura t’u paguheshin edhe interesat vjetore.

Ky projektligj, para votimit, përfshiu në debate të ashpra mazhorancën dhe opozitën në seancën e sotme plenare. Deputetja Dhurata Çupi akuzoi qeverinë se gjatë vitit 2023 ka blerë letrat me vlerë “për 5 lekë nga qytetarët dhe ua ka dhënë oligarkëve”. Ky është një projektligj i bërë me porosi, sipas Çupit, që iu drejtua mazhorancës me fjalët: “të pashpirt, të pamëshirshëm dhe hajdutë”.

Në replikën e tij, deputeti socialist Erjon Braçe, u shpreh se Poliçani ka nisur të zhbëhet në vitin 1992. “Poliçanit iu mohua lënda e parë”, tha socialisti. Duke iu drejtuar opozitës, tha se “përgjigjen e keni në Gërdec, te korrupsioni skandaloz e te ajo filozofia: vidh duke vrarë e vrit duke vjedhur”.

Top Channel