“Të të vijë turp qe je përfaqësuesi i një non grate”, tensionohet situata në Kuvend. Garda rrethon podiumin përballë deputetëve të PD

06/06/2024 10:29

Seanca plenare në Kuvend nisi me tensione, pasi opozita kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD.

Flamur Noka kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores duke e bllokuar.

Nikolla i kërkoi të ulet në vend dhe pas agravimit të situatës, kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

“Ti je përfaqësuesi i një non grate. Uluni në vend që t’ju jap fjalën dhe vazhdoni me qetësi“-u shpreh Nikolla, ndërsa Noka kërkonte vazhdimisht të merrte fjalën.

Pas tensioneve, Garda rrethoi podiumin përballë deputetëve të PD për të shmangur përballjen fizike.

Top Channel