Për herë të parë Marta Kos do të vizitojë Kosovën, Komisionarja evropiane për Zgjerim mbërrin më 15 maj në Prishtinë Vijon me tensione seanca plenare në Kuvend, ku deputetët e Rithemelimit kërkojnë rikthimin e Berishës në grupin e PD.
Flamur Noka kërkonte fjalën dhe u çua në Foltore duke e bllokuar, ndërsa akuzoi vazhdimisht kryetaren e parlamentit se po shkel Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Noka: E diskutoni dhe e qani dhe vajtoni ju, por jashtë janë shqiptarët, na keni bërë faqen e zezë të Europës.
Nikolla: Mbani vendin tuaj e drejtoj unë seancën
Noka: Ai vetëm Zahon mbron, ti po shkel kushtetutën dhe rregulloren, ligjet e këtij vendit. Je përfaqësuesi dinjitoze e narkoshtetit, je fytyra e turpit e parlamentit dhe do hysh ne histori si e tillë. Sali Berishën nuk e ndalon dot askush të futet. Ju keni rrëmbyer vulën, keni emëruar një mercenar atje.
Nikolla: Ju përsëris edhe njëherë, kush ka dal me vendim partie, nuk mund të futet me vendim grupi. Mos ta përsërisim sërish, ju lutem. E mbaruar kohën tuaj z.Noka. E di që je peng dhe të kanë urdhëruar
Top Channel