Rusia forcon masat e sigurisë për Presidentin, Putin në paradën e Fitores: Ukraina e mbështetur nga NATO. Trump: Armëpushim tre-ditor. Zelensky: Festojmë Ditën e Evropës Teksa Rithemelimi si kalë beteje në parlament kishte rivendosjen e emrit të Sali Berishës, si deputet i grupit parlament të PD, Gazment Bardhi nga ana tjetër kishte vënë në veprim një plan për largimin e Lulzim Bashës dhe të besuarve të tij nga disa asamble parlamentare.
Ky dokument i disponuar prej Top Channel është depozituar në Kuvend më 29.05.207 me firmën e Gazment Bardhit, i kërkon kryetares Lindita Nikolla të reflektoi disa ndryshime.
Thelbi ndryshimeve është hiqja e anëtarëve që mbështesin Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e Rithemelimit.
Kreut PD, Lulzim Basha, është hequr nga anëtar në Asamblenë për Bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.
Ndërkohë që në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Gazment Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj dhe e ka zëvendësuar me Oerd Bylykbashi.
Kërkohen po ashtu ndryshime në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku është rikonfirmuar Ervin Salianji, por është shtuar Albana Vokshi ne vend të Luciano Bocit që dorëzoi mandatin e deputetit një vit më parë; ndërsa si zëdhënës/Sekretare – Ina Zhupa.
Ndryshimet e propozuara përfshinë edhe disa delegacione të përhershme ndërkombëtare sic janë Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asocim, Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore, Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore, Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe, si dhe në Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare.
Këto përplasje brenda fraksioneve të PD vinë vetëm disa ditë përpara datës 11 Qershor kur në Gjykatën e Apelit do të vendosë për vulën e PD-s.
Ndryshimet:
Ndërkohë në përputhje me pikën 2, të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshimet si më poshtë vijon:
a) Nënkryetar – Ervin Salianji:
b) Nënkryetar – Albana Vokshi;
c) Zëdhënës/Sekretar – Ina Zhupa.
Në përputhje me pikën 3, të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, bëhen ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si më poshtë:
Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):
Jorida Tabaku – Anëtar;
Gazment Bardhi – Anëtar;
Agron Gjekmarkaj – Anëtar;
Ina Zhupa – Anëtar,
Zheni Gjergji – Anëtar;
Saimir Korreshi – Anëtar;
Sorina Koti-Anëtar;
Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;
Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:
Oerd Bylykbashi (anëtar)
Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:
Edmond Spaho (anëtar)
Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:
Albana Vokshi (anëtar)
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):
Elda Hoti
1-Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):
Edi Paloka (anëtar);
Ervin Salianji (anëtar);
Bledion Nallbati (anëtar);
Xhelal Mziu (anëtar);
Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);
Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).
Top Channel