Berisha mbetet jashtë grupit të PD, Spaho e Bylykbashi kundër Nikollës: Keni shkelur Kushtetutën, do mbani përgjegjësi

06/06/2024 10:27

Grupi i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshimet për deputetët Ervin Salianji, Ina Zhupa dhe Sali Berisha, por ky i fundit nuk u pranua.

Seanca nisi me tensione, pasi deputetët e Rithemelimit i janë kthyer kundër kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e akuzuar se po shkel kushtetutën me lënien jashtë të Sali Berishës.

Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.

Bylykbashi: Keni hapur këtë legjislaturë me shkelje. Ata që me akte politike duan të shkelin Kushtetutën nuk është problemi juaj, por problem është kur e shkelni ju. Askush nuk i detyron deputetët përveç votës së popullit. Si në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, nuk parashikohet sa një procedurë për shkarkim apo largim të një deputeti nga grupi parlamentar”

Nikolla: Futet me vendim partie në grup.

Top Channel