Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, me teknikun italian që është prezantuar nga klubi i Serisë A.
Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027, teksa objektivi është që të rikthejë dhe njëherë në majë Napolin.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner i madh, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e kampionatit vitin e kaluar. Pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian hapet sot një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit ”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentiis.
Nga ana tjetër, tekniku 54-vjeçar u shpreh: “Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar me idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”.
Un nuovo capitolo della nostra Storia inizia oggi.
Benvenuto Mister Conte! 💙Leggi la news 👉 https://t.co/e0FNt4l6Aw
#ConTe #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/gBTBhyZTwd— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 5, 2024
Top Channel