Tirana zyrtarizon trajnerin e ri.

Siç njoftoi SuperSport, pasardhësi i Erbim Fagut në pankinën e rekordmenëve të futbollit shqiptar do të jetë Bledi Shkëmbi.

Tekniku korçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas. 44-vjeçari ka drejtuar më parë klube si Liria e Ballkani (Kosovë) dhe Teuta e Dinamo (Shqipëri).

Ndërkohë që ka punuar edhe si trajner i kombëtareve U19 dhe U17 të Shqipërisë.

ZYRTARE

MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh e blu.

Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhebluve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA