Zyrtare/ Një holandez për Besiktasin, Muçi dhe Rashica me trajner të ri

05/06/2024 20:48

Besiktasi ka zgjedhur një holandez për pankinën.

Fituesit e Kupës së Turqisë kanë zyrtarizuar Giovanni van Bronckhorst si timonierin e ri të skuadrës.

49-vjeçari nga Rotterdami ka firmosur një kontratë (2+1)-vjeçare me bardhezinjtë nga Stambolli. Pjesë e të cilëve janë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica.

Van Bronckhorst ka drejtuar në Holandë (Feyenoord), Kinë (Guangzhou City) dhe Skoci (Rangers). Me ekipin tulipan fitoi titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën (2x).

Ndërkohë që në stolin e Rangers fitoi Kupën e Skocisë, teksa mbërriti në finalen e Europa League në 2022. Që u fitua Eintracht Frankfurt.

Si futbollist është aktivizuar me skuadra si Barcelona, Arsenal, Feyenoord dhe Rangers. Duke fituat tituj të shumtë, ku bie në sy Championsi me katalanasit.

 

Top Channel