Video/ Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit në Skoci, ylli tregon për hallat nga Kosova: Më pyesin gjithmonë kur do bëhem me fëmijë

05/06/2024 17:59

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është surprizuar në një emision radio në Skoci, ku ishte e ftuar, për të promovuar këngën e re.

Teksa ajo po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM, mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai i uroi mirëseardhjen në mënyrë të veçantë, me një përshëndetje në shqip.

“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi”.

“Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.

Teksa e uroi për martesën, moderatori e pyeti se “sa shpesh të bezdisin hallat në Kosovë për martesën?”

“Është një bisedë e madhe në familje, pyesin se kur do ndodhë, kur do bëni një bebe, e të tjera, por besoj se është pjesë e kulturës sonë, nuk është ndonjë presion i madh. Më kuptojnë dhe janë të lumtur tashmë që jam e martuar”, tha Rita.

Ndërkohë edhe Fat tregon se hallat e tij e pyesin gjithmonë se ‘kur do të fillojë një punë tamam’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital Scotland (@capitalscotland)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA