“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”/ Rama: Nuk përfitojmë asnjë euro, është marrëveshje zemre vetëm për Italinë

05/06/2024 18:29

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria firmosi marrëveshjen me Italinë “me zemër” për të ndihmuar një aleat dhe mik të madh, pa kërkuar asnjë euro.

Në konferencën e përbashkët me homolgen italiane Georgia Meloni, Rama u pyet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu se çfarë përfiton ekonomia lokale. Kreu i qeverisë tha se nuk ka kalkuluar asnjë përfitim, ashtu sikurse Itlia nuk kalkuloi asnjë përfitim sa herë i është gjendur pranë Shqipërisë në momentet më të vështira.

Rama tha se dora për strehimin e emigrantëve u shtri vetëm për Italinë “për 1001 arsye” dhe nuk mund të bëhet për asnjë vend tjetër fqinj.

Gazetari Muhamed Veliu: Cili do të jetë përfitimi i ekonomisë lokale me ndërtimin e kësaj qendre pritjeje?

Kryeministri Edi Rama: Ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit në NATO apo BE, si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe nën regjime të imponuara, ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleatë strategjikë BE dhe SHBA, ashtu siç ka të gjitha të mirat, ka edhe pjesën që është sfidues.

Raportet nuk janë një menu, që kur ti do të marrësh mbështetje dhe të kesh më shumë mundësi për të investuar në një rrugë të daljes përfundimtare nga dalja e tunelit e të shkuarës. Kur vjen puna te sfidat, edhe te ato momente që nuk janë momente lumturie, por pagjumësie, të thuash jo. Ne mund të thoshim jo siç thanë të gjithë te tjerët. Ata në kabul u lanë në mëshirën e fatit, por duke qenë se jemi në NATO, por jo fuqi ushtarake që mund të kontribuojmë për të përcaktuar fatet e lufteve, na takonte edhe në për traditën tonë.

Jemi i vetmi vend që kemi pasur më shumë hebrenj pas luftës së dyte botëror, se jemi lindur në një vend ku shkruhet” Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zoti”. Nuk ishte gjest i kalkuluar për interes, as duke menduar çfarë do përfitojnë. Ne po paguajmë afganët me shpenzimet tona dhe kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as mund ti imagjinoja se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje, ndërkohë nuk kemi kërkuar asnjë euro. Nëse do kërkonim euro, nuk do ishim këtu, Shqipëria nuk do ishte ajo që është. Kur një aleat i madh si Itali thotë a mund të na jepni një dorë. Çfarë do përfitojë ekonomia lokale këtu, janë burimet ekonomike të zonës që do të ndihmojnë në këtë, ne nuk i kemi bërë kalkulimet, është e tmerrshëm të mendosh që kjo marrëveshje është komentuar deri te tenderat, ndërkohë që gjithçka administrohet nga pala italiane.

Çfarë kalkulimesh ka bërë Italia kur na ka ndihmuar. Kështu funksionon kjo marrëdhënie dhe ky raport special që kemi me Italinë. Të tjerëve u kam thënë jo, këtë  mundësi kemi dhe këtë mund ta shfrytëzojë vetëm Italia, asnjë vend tjetër për 1001 arsye historike, të së sotmes dhe të nesërmes. Pastaj a funksionon a jo, a do ketë probleme, këto janë gjëra që do i provojë koha, por kjo është një marrëveshje zemre dhe përgjegjësie për një miqësi strategjike dhe një komunitet si vendet e Evropës. Kaq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA