Publikohen pamjet! Po kalonte rrugën, momenti kur nepalezja përplaset nga motori, po lufton për jetën tek Trauma së bashku me shoferin

05/06/2024 22:58
Momenti i aksidentit

Momenti i përplasjes së një shtetaseje nepaleze nga një motor është publikuar këtë mbrëmje.

Një motor, me targa BP 293,duke qarkulluar nga Ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur turisten nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit ,E.Z, 20 vjeç, janë përplasur në asfalt, ndërsa ndodhen të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.

Top Channel