Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në Top Story, tha se opozita shqiptare e trajtoi marrëveshjen për emigrantët nga Italia me nota raciste, ndërsa tha se nga investigimi i Rai3 e reja ishte vetëm raporti mbi kostot e kësaj marrëveshje.
Dudushi: Një nga kuajt e betejës së Melonit është çështja e klandestinëve, kjo lloj marrëveshje ka mërzitur opozitën italiane atje, me çdo gjë që ka të bëjë me emigrantët. Debat tjetër në Itali është në lidhje me sistemin shëndetësor. Jam i prirur të besoj se makineria, në dispozicion të luftës politike, për Melonin ka goditur edhe këtij dhe bëhemi rrugë me dy sense, me politikën shqiptare që ka hallet e saj.
Shpallja e marrëveshjes ishte një lloj surprize, opozita në Shqipëri e trajtoi gati gati me nota raciste, madje filluan të raportonin se a ka qenë përqindra e përdhunimeve nga emigrantët në Itali. Shkoi në kufirin e racizmin që ne nuk na nderon, sepse kemi vuajtur mbi kurrizin tonë se ç’është racizmi.
Edhe vetë opozita, e furnizuar nga Italia, ose e fuqizuar nga Italia, e ka lënë mënjëanë çështjen e marrëveshjes, protesta që zhvillohet nesër, zhvillohet për një kryeministër shqiptar, që sipas tyre është i lidhur me kartelin e drogës dhe mafias. Kemi marrë atë që na intereson.
Nga raporti i RAI3 është më interesante pjesa ku flitej në lidhje me kostot e marrëveshjes, ku i ishte dhënë e drejta për të bërë punimet atje.
Top Channel