I freskët nga emërimi si president i Interit, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me Ausilion vijojnë punën për përforcimin e skuadrës.

Natyrisht nuk është e lehtë të përforcosh një skuadër që ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ka fituar titullin kampion, megjithatë vend për ndërhyrje ka në një sezon ku angazhimet pritet të jenë të shumta.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do të jenë dy fytyrat e reja të zikaltërve për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghit, teksa tashëm vëmendja e Marottës dhe Ausilios është te kompletimi i krahëve.

Dan Ndoye është i piketuar i i njerëzve të merkatos te zikaltrit, me zviceranin e Bolognës që pëlqehet shumë jo vetëm për faktin që kushton rreth 20-25 milionë euro, por edhe për moshën e re.

Ndoye është një futbollist shumë teknik, që përshtatet në të dy krahët dhe shquhet për prirjen shumë ofensive. Natyrisht ka defekte në fazën mbrojtëse, por ofron shumë më tepër në sulm dhe te Interi janë gati ta marrin, nëse arrijnë të shesin Dumfries.

Një tjetër synim është afrimi i një portieri, teksa i preferuari është 25-vjeçari brazilian Bento. Ky i fundit vlen rreth 20 milionë euro dhe plani i zikaltërve është ta marrin për ta alternuar me Sommer këtë sezon e për t’i besuar vendin e titullarit duke nisur nga vera e 2025-ës./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA