“Me majdanoz nëpër mure”/ Jul Deda pranon të luajë një film erotik me Egla Cenon: I qepur e i shqepur…

05/06/2024 15:12

Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Adi Pojanën, Visjan Ukcenaj dhe Edea Demaliaj, në Top Albania Radio, rubrika e telefonatës kurth është një nga më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat.

Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë rënë në grackën e tyre, disa e kanë marrë bisedën shumë seriozisht dhe kanë filluar të besojnë gjithçka nga rrengu.

Por këtë herë ishte radha e Julian Dedës, aktor dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai ishte një nga finalistët e këtij edicioni dhe u rendit në vendin e dytë. Kurthi i bërë nga Edea përfshinte Julin dhe Eglën, ku ai duhet të zgjidhte të bënte një film me të apo jo. Ata do të ishin dy protagonistë, të cilët do të ishin kolegë dhe e urrenin njëri-tjetrin. Më pas, nga urrejtje do të kalonte në dashuri, ku çifti edhe puthej në fund. Gjithashtu, atij iu bë e ditur se ishte i pari që kontaktohej dhe pas aprovimit të tij do të telefonohej edhe Egla.

Ja se si u përgjigj Juli: Ideja është që duhet t’ja shpjegoni edhe pak Eglës këtë, sepse unë duhet ta mendoj njëherë me të thënë të drejtën. Të luaj me Eglën tani në këto momente me këtë lloj sinopsi që po më shpjegon ti dhe aq më tepër që ju nuk keni mbyllur as skenat e fundit, që me sa po kuptoj nga sinopsi janë fiks skenat e orgazmës. Ky është fundi i filmit me çfarë po kuptoj.

Edea më tepër shtoi se fundi do të ishte një skenë eksplicite, e paparë ndonjëherë midis dy aktorëve në ekranet shqiptare dhe që do t’i dhuronte mjaft ndjenja të veçanta shikuesve.

Jul Deda: Shumë ide interesante kjo. Tani me këto resurse fizike që kam unë nuk e di sa do t’i lag njerëzit. Nuk më ka propozuar ndonjëherë ndonjë njeri të luaj një film me skena eksplicite që të dalin njerëzit e lagur nga kinemaja. Është hera e parë në jetën time që më ndodh kjo.

Pasi e kuptoi që ishte pjesë e rubrikës, Juli u shpreh: Më këputët shpirtin me këtë skenën erotike me Eglën. Nuk di domethënë. Edhe isha duke e imagjinuar skenën eksplicite me Eglën. Aty më erdhi për të qeshur se po imagjinoja një skenë me majdanoz nëpër mure. Era majdanoz gjithandej. I shqepur, i qepur siç i ka Egla thashë mos i keni futur në skenar edhe këto, edhe u krye muhabeti kaq ishte. Edhe do dalin njerëzit jo të lagur, por të çmendur nga kinemaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA