24/11 21:11
Melos Bajrami është përforcimi i tretë i Vllaznisë në merkaton e verës. Mbrojtësi 22-vjeçar nga Prishtina ka firmosur sot kontratë me kuqeblute dhe është prezantuar nga ana e klubit shkodran.
Ish-mbrojtësi i Gjilanit tashmë do të jetë në dispozicion të Thomas Brdaricit si një vlerë e shtuar për qendrën e mbrojtës.
Nga sa behet e ditur, Bajrami ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjen edhe për një tjetër me klubin shkodran.
Melos Bajrami do ta ketë përvojën e tij të dytë në kampionatin shqiptar, pasi para dy sezonesh ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.
Pas Amir Kahrimanoviçit e Ardit Deliut, mbrojtësi Melos Bajrami bëhet “blerja” e tretë e Vllaznisë në këtë merkato, por, sigurisht, jo e fundit.
Top Channel