Kryeministria italiane Giorgia Meloni zbuloi se marrëveshja për ngritjen e kampit të emigrantëve është diskutuar verën e kaluar, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, kryeministrja italiane tha se gjatë planit u morën parasysh edhe disa kushte dhe kritere, por për këtë duhet edhe ndihma e BE-së tha ajo.
Meloni tha se kjo marrëveshje duhet të shndërrohet si model edhe për vendet e tjera.
“Unë erdha verën e kaluar dhe pata rastin të diskutoj për këtë marrëveshje, morëm parasysh disa kritere dhe kushte, duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të BE-së, por edhe vende jashtë BE. Nuk na mbetet gjë veçse ta forcojmë këtë bashkëpunim. Kjo marrëveshje bazohet në tre objektiva, në luftën ndaj qenieve njerëzore. Zona e Shëngjinit dhe Gjadrit, Italia po kryen punimet për dy qendrat. Është një marrëveshje inovative, kur e kemi nënshkruar, dëshiroja të shndërrohej si model për vendet e tjera. Pjesa më e madhe e vendeve i drejtuan apel KE që këto vendet e BE të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ne ndodhemi këtu për për të lançuar punimet e kësaj strukture që do të presë emigrantët dhe ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do vijnë ato emigrantë, gratë shtatzëne dhe persona në moshë të caktuar. Do kryhen të gjitha procedurat e nevojshme, do të trajtohen kërkesat për Azil, do kemi përshpejtim të procedurave, kur emigrantët vijnë nga zonat e sigurta. Do të zgjerojmë numrin prejardhjen e emigrantëve që vijnë në Shqipëri”-u shpreh Meloni.
Top Channel