“Jemi krenarë që i shërbejmë Italisë”, Rama në konferencë me Melonin: Nëse kjo marrëveshje do të jetë gabim, është gabim i bërë me zemër

05/06/2024 13:34

“Jam krenar që Shqipëria mund t’i shërbejë Italisë”-ishte fraza e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni.

Rama e quajti këtë marrëveshje “zemre”, ndërsa tha se edhe nëse është gabim, do te jetë “gabim zemre” dhe jo i “llogarive të egra”.

Unë jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbejë Italisë. Italia i ka shërbyer Shqipërisë shumë herë. Nëse ne kemi mundësinë për ti shërbyer asaj, atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindjen që deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë që na ndan, por na bashkon.

Në një çast kaq të vështirë jo vetëm për Italinë por Evropën, jemi krenar që mund të japim ndihmën tonë, si evropian me BE-në. Në fund të fundit të fundit askush nuk ka vendosur ti vendosë Shqipërinë dhe shqiptarët në zemër në Evropës. Kjo marrëveshje nuk e di nëse do jetë me vlerë apo gabim, nëse do jetë gabim do jetë gabim i bërë me zemër, jo nga llogaritë e egra.

Nga ana tjetër, pa ndenjur në vend thjesht duke biseduar e folur siç bënin priftërinjtë e Kostandinopojës, por duke u përpjekur të ndërtojmë diçka konstruktive. Shpresoj që të mund të kuptohet trazira që kam në shpirtin tim, se kam jetuar këtë këtë spektakël gjysmë të vërtetash dhe baltën e pamerituar të Shqipërisë”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA