Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i famshëm, fituesit të çmimit Grammy iu bë pritë kur po parkonte makinën

05/06/2024 17:52

Reperi i famshëm, fitues i çmimit Grammy C. Gambino iu bë pritë dhe u ekzekutua në Suedi.

26-vjeçari parkoi makinën e tij në një garazh në Goteborg të martën në mbrëmje kur sulmuesit qëlluan një breshëri plumbash, sipas mediave suedeze.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë menjëherë.

Të martën në mbrëmje policia ka marrë një alarm për të shtëna me armë zjarri pranë sheshit Selme Lagerlof në Hisingen, shkruan British Sun.

Top Channel