“Depozituam një kërkesë për mocion”, Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Dëshmitë e djeshme në komisionin e TIMS janë tronditëse

05/06/2024 14:38

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se opozita ka dorëzuar një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për akuzat që ka ngritur emisioni Report në RAI3.

“Të hënë grupi parlamentar i PD ka depozituar një kërkesë për mocion me debat mbi lidhjet e politikës me krimit. 2013-2017 grupi ynë denoncoi individë me rekorde kriminal me mbështetjen e Ramës dhe PS ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit duke u zgjedhur deputetë apo kryetarë bashki”-tha Bardhi.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Grupit, Gazment Bardhi ftoi qytetarët të marrin pjesë të protesta që ka thirru opozita ditën e nesërme, ndërsa foli edhe për komisionin e TIMS të zhvilluar dje.

Apeloj çdo qytetarë të marrë pjesë në protestë duke shprehur vendosmërinë tonë që ne nuk pranohemi kurrë që qeveria  një vendi konditat në BE. Të miratojë ligje, të japë favore, të japë tendera dhe të fuqizojë grupet më të rrezikshme kriminale në vend. I bëj thirrje kryetare së Kuvendit të respektojë kushtetutën dhe rregulloren.

Nuk mundet që për shkak të halleve që ka Edi Rama, ne kemi 11 vite që drejtojmë gishtin në të vërteta, duke kërkuar goditjen e grupeve kriminale dhe të mos favorizohen. Edi Rama ka vendosur të ketë kontratë me përfaqësuesit e grupeve më të rrezikshme kriminale në vend. Deputetët do duhet të trajtojnë me përgjegjshmëri situatën në të cilën ndodhet vendi.

Qytetarët dje nuk kishin mundësi të ndiqnin ato që ndodhën në TIMS, por dëshmitë janë tronditëse. Ajo që ka thënë opozita që sistemi TIMS keqpërdoret, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS, prandaj duan mbylljen e dyerve se e përdorin për tu shërbyer grupeve kriminale.

Kur t’i kërkojë SPAK, ata të gjenden në Dubai, kjo është qeveria e Ramës. Edi Rama kërkon bashkëpunim aleancë vetëm me krimin e organizuar, i keqpërdor zgjedhjet, dhe më pas vendos qeverinë në favor të tyre. Dua të konfirmoj qëndrimin e grupit tonë parlamentar, Edi Rama është përgjegjës për forcimin e krimit të organizuar në vend”– u shpreh ndër të tjera Gazment Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA